BALLKANI

Shqipëri, fillon Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në samit në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, përfshirë edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Fatjon Cuka  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Shqipëri, fillon Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Albania

Në Shqipëri ka filluar Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me moton "Evropa e re në një botë të re", duke mbledhur së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore ndërkombëtare, raporton Anadolu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në samit në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, përfshirë edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në samit marrin pjesë liderët e vendeve anëtarë të BE-së, vendeve të rajonit, si të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Diskutimet do të zhvillohen në disa sesione tematike të nivelit të lartë, ku do të përqendrohen në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, dinamikat komplekse të emigrimit dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Në përfundim të punimeve të samitit do të mbahet një konferencë për media nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vendi i së cilës do të presë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Evropian.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın