Shqipëri, fillon Festivali i Letërsisë Evropiane
Pjesë e festivalit do të jenë aktivitete me fokus leximin dhe performanca artistike, sipas organizatorëve më qëllim nxitjen e dialogut mbi letërsinë bashkëkohore
Tiranë
Në Shqipëri ka filluar edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane (FELT 2025), që do të mbahet për disa ditë në kryeqytet, raporton Anadolu.
Ceremonia e hapjes u mbajt në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, ku të pranishëm ishin ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësues të institucioneve dhe shkrimtarë.
Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë (Festival of European Literature in Tirana) mbahet në datat 2-6 dhjetor.
Festivali organizohet nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe ambasadat e ndryshme të shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri.
Pjesë e ngjarjes do të jenë aktivitete me fokus leximin dhe performanca artistike, sipas organizatorëve më qëllim nxitjen e dialogut mbi letërsinë bashkëkohore.
Sipas organizatorëve, në festival do të marrin pjesë shkrimtarë dhe përkthyes nga vende të ndryshme të Evropës.
Gjithashtu theksohet se me anë të festivalit synohet të nxirren në pah temat e identitetit, historisë dhe ndryshimit shoqëror.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
