BALLKANI

Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive

- Aktive mbeten ende disa vatra zjarri në disa bashki, ndërkohë nga zjarret kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, në total janë djegur rreth 36 hektarë bimësi

Fatjon Cuka  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 18 vatra zjarri dhe sipas autoriteteve 3 vatra janë ende aktive, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër dhe Durrës.

Aktive mbeten ende disa vatra zjarri në disa bashki, ndërkohë nga zjarret kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, në total janë djegur rreth 36 hektarë bimësi.

Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona të vendit, ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre pritet nivel rreziku "i lartë" në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rrezik "i moderuar" në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rrezik "i ulët" në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın