Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 16 vatra zjarri dhe se katër vatra janë ende aktive

Tiranë
TIRANË (AA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 16 vatra zjarri dhe sipas autoriteteve katër vatra janë ende aktive, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë Tiranë, Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.
Sipas ministrisë, aktive mbeten ende katër vatra zjarri në disa bashki, ndërkohë nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, në total janë djegur rreth 24 hektarë bimësi.
Gjithashtu theksohet se në fshatin Mbrostar, Bashkia Fier, zjarri përfshiu një hangar me bazë ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar ngordhjen e rreth 75 deleve dhe dëmtimin e lehtë të një personi.
Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona të vendit, ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre pritet nivel rreziku "i ulët" në Qarkun Shkodër, nivel rreziku "i moderuar" në Qarkun Kukës dhe nivel rreziku "i lartë" në qarqet e tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.