BALLKANI

Shqipëri, besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët

Me rastin e Pashkëve meshat tradicionale janë mbajtur në Katedralen Katolike të "Shën Palit" dhe në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit

Fatjon Cuka  | 20.04.2025 - Përdıtësım : 21.04.2025
Shqipëri, besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot Pashkët, ndërkohë në vend janë mbajtur meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera, raporton Anadolu.

Me rastin e Pashkëve meshat tradicionale janë mbajtur në Katedralen Katolike të "Shën Palit" dhe në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Meshat dhe ceremoni të tjera janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Me rastin e Pashkëve, zyrtarë të lartë të vendit kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit në rrjetet sociale.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar besimtarët e krishterë për Pashkët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.