BALLKANI

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për media, ku ka theksuar se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Dzihat Aliju  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin pas procesin të pasuksesshëm të zgjedhjes së presidentit të vendit, duke hapur rrugën zgjedhjeve të reja të parakohshme, raporton Anadolu.

Osmani ka mbajtur konferencë për media, ku ka theksuar se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

"Jam këtu përpara jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës", ka deklaruar Osmani.

Ajo tha se pas konsultimeve me partitë politike sot do të caktohet data e re e zgjedhjeve.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës mbrëmë në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm apo dy të tretave të deputetëve të pranishëm në sallën e seancës plenare, ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri.

Mandati i presidentes aktuale Osmani përfundon më 4 prill 2026.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.