BALLKANI

Shkupi të hënën dhe të martën nikoqir i takimit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Komisarja Marta Kos do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me liderë nga Ballkani Perëndimor dhe përveç Mickoskit, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi

Abdulbesar Ademi  | 28.06.2025 - Përdıtësım : 28.06.2025
Shkupi të hënën dhe të martën nikoqir i takimit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor Foto: AA/Arkiv

Shkup

Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, Shkupi do të jetë nikoqir i një takimi të liderëve Bashkimi Evropian (BE) - Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku do të marrë pjesë edhe komisarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, transmeton Anadolu.

Shërbimi për media i qeverisë njoftoi se të hënën do të mbahet një takim kokë më kokë midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisares Kos, i ndjekur nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara.

Të martën do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisarja Kos do të adresohen me fjalim, i ndjekur nga një konferencë për media.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifike dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Zhvillimit, ku do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve ndërkombëtar.

Dje, Komisioni Evropian njoftoi se komisarja Kos do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me liderë nga Ballkani Perëndimor dhe se përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.