Kulturë, BALLKANI

Shkup, promovohet filmi dokumentar i dizajneres Irina Tosheva kushtuar jurukëve

Qendra kulturore turke “Yunus Emre” – Shkup me një konferencë për media të mbajtur në studiot digjitale të saj sot e promovoi dokumentarin “Latici” (Arnim) të dizajneres, Irina Toseva

Husamedin Gina  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 24.06.2022
Shkup, promovohet filmi dokumentar i dizajneres Irina Tosheva kushtuar jurukëve Foto: Umeys Suleyman - AA

Shkup

Me koleksionin e ri të modës “Oja” dhe filmin e shkurtër dokumentar “Latici” (Arnim) kushtuar jurukëve nga Maqedonia e Veriut, stilistja Irina Tosheva shënoi 10-vjetorin e ekzistencës së markës së saj të modës, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra kulturore turke “Yunus Emre” – Shkup me një konferencë për media të mbajtur në studiot digjitale të saj sot e promovoi dokumentarin “Latici” (Arnim) të dizajneres, Irina Tosheva.

Irina Tosheva, në një prononcim për media, duke theksuar se këtë vit feston 10-vjetorin e punës së saj si dizajnere, tha se sapo ka filluar një projekt mjaft të madh ku eksploron historinë e jurukëve në Maqedoninë lindore dhe se ishte magjepsur nga veshjet e tyre.

“Lulet që mbanin më frymëzuan shumë dhe kjo më nxiti të shkoj nëpër fshatrat e Radovishit, konkretisht në fshatin Ali Koç dhe të xhiroj një dokumentar të tërë dhe të përfshij shumë njerëz me të cilët kemi bërë koleksionin e ri”, tha Tosheva.

E pyetur se pse në 10-vjetorin e punës së saj të dizajnit vendosi të punojë në një projekt për jurukët, Tosheva theksoi se njerëzit që jetojnë në Shkup nuk janë të njohur me jurukët, sepse nuk i takojnë.

Mes tjerash, Irina duke vënë në dukje se ka pasur probleme në realizimin e projektit për shkak se nuk dinte turqisht, tha se kërkoi ndihmë nga Instituti Yunus Emre në Shkup.

Serhat Kula, drejtor i Institutit Yunus Emre në Shkup, tha se dizajnerja Irina Tosheva i kishte kërkuar institutit ndihmë për një projekt koleksioni të modës duke përdorur veshje tradicionale.

“Ne i kemi kushtuar një rëndësi të madhe këtij projekti. Na u dha një mundësi shumë e rëndësishme për të pranuar historinë mijëravjeçare të jurukëve nga institucionet më të larta të Republikës së Maqedonisë (së Veriut), gjithashtu patëm mundësinë të promovojmë këtë inventar kulturor dhe të mira materiale para adhuruesve të modës në Maqedoninë (e Veriut) dhe kjo kulturë nga Maqedonia (e Veriut) të pranohet si kultura jonë e përbashkët”, tha Serhat Kula.

Duke theksuar se me mbështetjen e bashkëshortes së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, para disa ditësh në Pallatin Presidencial në Vodno u shfaq dokumentari për jurukët, Serhat Kula tha se qindra të ftuar patën mundësinë të njihen me veshjet dhe jetët e jurukëve në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın