BALLKANI

Shkup, promovohen këshilltarët gjinorë në Ministri dhe Armatë

Ministrja Shekerinska tha se përfaqësuesit gjinorë janë këshilltarë që do të jenë në shërbim të të gjithë të punësuarve në Ministri dhe Armatë

Husamedin Gina  | 06.12.2019 - Përdıtësım : 08.12.2019
Shkup, promovohen këshilltarët gjinorë në Ministri dhe Armatë ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ka ndarë certifikatat për 35 përfaqësuesit gjinorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARSM), si dhe ka promovuar Udhëzuesin për mbrojtjen nga shqetësimi në vendin e punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për media pas ndarjes së certifikatave, ministrja Shekerinska tha se përfaqësuesit gjinorë janë këshilltarë që do të jenë në shërbim të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARSM dhe se ata do të jetë ndihma e parë për të gjithë ata që janë përballur me shqetësime në vendin e punës.

"Këta këshilltarë gjinorë do të jenë kontakti i parë, ndihma e parë e të gjithë atyre që janë përballur me shqetësim, të cilët duan ta paraqesin këtë shqetësim dhe të cilët duan të pranojnë ndihmë për t'u përballur me të", tha Shekerinska.

Duke theksuar se shqetësimi nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e shprehive të punës dhe kulturës së punës, Shekerinska shtoi: "Pa dallim nëse bëhet fjalë për persona në Ministri apo Armatë, pa dallim nëse bëhet fjalë për meshkuj ose femra, porosia jonë është se shqetësimi në vendin e punës nuk është pjesë e pranueshme e disiplinës së punës, nuk është pjesë e pranueshme e rutinës së punës".

Ajo më tej tha se nëse vendi angazhohet për anëtarësim në NATO, është e nevojshme të miratohet Ligji për Mbrojtje i cili sipas saj, është pjesa kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Shekerinska tha se ky ligj është vendosur në rend dite në seancën e 11 dhjetorit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja e sotme është pjesë e fushatës globale "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave".

Udhëzuesit për përballimin e dhunës dhe shqetësimit në vendin e punës, përfshirë edhe shqetësimin seksual, janë përpiluar në bashkëpunim me Zyrën e UN WOMEN në Shkup.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.