BALLKANI

Shkup, ndahen çmime për kontribuesit e Botës Turke

Ambasadori Ulusoy tha se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike dhe aleate me lidhje të thella historike dhe kulturore dhe marrëdhënie të nivelit të lartë

Dzihat Aliju  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Shkup, ndahen çmime për kontribuesit e Botës Turke Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Në Shkup u mbajt programi i Çmimeve të Shërbimit të Botës Turke të Unionit të Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Botës Turke (TDMMB), raporton Anadolu.

Zëvendësministri i Arsimit Kombëtar të Turqisë, Nazif Yılmaz, ambasadori i Turqisë në Shkup Fatih Ulusoy, përfaqësues të TDMMB-së, akademikë dhe studentë morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).

Në fjalën e tij në program, ambasadori Ulusoy tha se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike dhe aleate me lidhje të thella historike dhe kulturore dhe marrëdhënie të nivelit të lartë.

Ulusoy theksoi se Turqia ka ruajtur pa ndërprerje lidhjet e saj ekonomike dhe investimet me Maqedoninë e Veriut në shumë fusha, nga bankat te arsimi, nga kultura te turizmi. "Vlera totale e projekteve kontraktuese të ndërmarra nga kompanitë turke në Maqedoninë e Veriut deri më sot ka arritur në 2 miliardë dollarë", tha Ulusoy.

Zv/ministri i Arsimit, Yılmaz, u ndal edhe te projektet që Ministria ka zbatuar, duke treguar se do të presin studentë nga vende të ndryshme të Ballkanit në qytete anembanë Turqisë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në këto projekte.

"Përmes punës së Unionit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Turqisë, ne po marshojmë drejt një qëllimi të përbashkët. Kjo është njësoj siç po marshojmë drejt qëllimeve të përcaktuara nga presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan) në vizionin e tij për Shekullin e Turqisë", tha ai.

Presidenti i Unionit të Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Botës Turke, Ilyas Demirci deklaroi se Unioni do të mbajë një takim për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u mundësuar përfaqësuesve të sektorit të interesuar në aktivitete kontraktimi dhe konsulence teknike jashtë vendit të takohen me njëri-tjetrin.

Ai theksoi se si pjesë e takimit do të shpërndajnë edhe çmime shërbimi për ata që kanë kontribuar në botën turke në fusha të ndryshme. "Ne besojmë se mbajtja e këtij takimi në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik do të kontribuojë në promovimin e Universitetit Ballkanik, i cili është ngritur si një yll i ndritshëm i komunitetit shkencor në Ballkan", tha Demirci.

Rektori i IBU-së, prof. dr. Lütfi Sunar, mikpritësi i eventit, deklaroi se janë mikpritës të Çmimeve të Shërbimit në Botën Turke të TDMMB dhe të Forumit të Biznesit Maqedoni e Verit-Turqi, duke shtuar: "Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik vazhdon të japë një kontribut shumëplanësh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë".

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, gjithashtu dërgoi një video-mesazh në program.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın