Shkup, mbahet paneli "Serialet turke në Ballkan" i organizuar nga Instituti Yunus Emre
Aktori Özyağcılar në fjalimin e tij në panel tha se arsyeja që e bëri ta dashuronte gjeografinë e Ballkanit ishte seriali "Elveda Rumeli" dhe se ata i hapën ditarët e kujtimeve të ballkanasve me këtë serial
Shkup
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup u mbajt paneli me temë "Serialet turke në Ballkan", raporton Anadolu Agency (AA).
Në panelin e organizuar nga Instituti Yunus Emre (YEE) në Shkup morën pjesë nënkryetari i YEE, Ahmet Naim Çiçek, aktori kryesor i serialit "Ninulla Ballkanike" Erdal Özyağcılar, ekipi i serialeve televizive, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, politikanë dhe shikuesit e filmit.
Në deklaratën e tij për media, Çiçek tha se YEE promovon kulturën dhe gjuhën turke në mbarë botën, duke theksuar se një nga detyrat më të rëndësishme të institutit është rritja e numrit të njerëzve miq me Türkiye-n.
Ai tha se ata kryejnë më shumë se 1.000 aktivitete kulturore dhe artistike në vit. "Sot vendosëm të mbajmë serinë e parë të ngjarjeve me serialet turke në Shkup. Jemi me ekipin e serialit 'Ninulla Ballkanike'. Ne jemi vendi i dytë që eksportojmë më së shumti seriale në botë. Serialet tona kanë kontribut të rëndësishëm për të transmetuar kulturën dhe gjuhën turke në botë", thekson Çiçek.
Duke theksuar se një nga arsyet më të rëndësishme që njerëzit mësojnë turqisht është admirimi i tyre për serialet televizive, Çiçek nënvizoi se brenda fushës së vizionit të Türkiye-s 2023 ata besojnë se do të bëjnë shumë punë të rëndësishme në aspektin kulturor, veçanërisht në mësimin e turqishtes.
Aktori Özyağcılar në fjalimin e tij në panel deklaroi se arsyeja që e bëri ta dashuronte gjeografinë e Ballkanit ishte seriali "Elveda Rumeli" dhe se ata i hapën ditarët e kujtimeve të ballkanasve me këtë serial.
Ai tha se pa cilësinë e bashkimit të kulturave të ndryshme në qytetin e Manastirit ku u xhirua seriali. "Ky komunikim midis kulturave dhe shoqërive të ndryshme më bëri shumë përshtypje. Për shembull, në Manastir kishte shqiptarë. Kishim mbështetje të madhe nga shqiptarët. Ne po xhironim skenat e xhamisë në një xhami shqiptare. Imami vinte tek ne dhe e hapte xhaminë", tha Özyağcılar.
Özyağcılar tha se Perandoria Osmane ndërtoi një strukturë të bukur kulturore si në aspektin e demokracisë ashtu edhe në aspektin e lejimit të të gjithëve që të respektojnë fenë e tyre dhe të praktikojnë lirisht fenë e tyre. "Siç e dini, Perandoria Osmane ka qenë këtu për 650 vjet. Për shembull thonin: Unë jam maqedonas osman, jam turk osman, jam shqiptar osman. Osmanët vepruan me shumë zgjuarsi", potencoi ai.
Duke iu referuar serialit "Dhëndri i huaj", ku edhe luajti si aktor, Özyağcılar tha: "Një historian grek shkroi në gazetën e tij: "Unë jam armik i turqve. Por, pas shikimit të serialit 'Dhëndri i huaj', marrëdhëniet njerëzore, marrëdhëniet familjare, traditat dhe zakonet në serial janë aq të ngjashme me popullin tonë grek, saqë edhe nëse nuk kam simpati të madhe, është një prodhim shumë i suksesshëm. Isha shumë i lumtur që u luajt në Greqi".
Ai thekson se filmat dhe serialet televizive përcjellin shumë mirë çështjet ndërkulturore. Özyağcılar tha se ishte shumë i lumtur kur iu ofrua roli në serialin "Ninulla Ballkanike".
"Është një gjeografi që unë e dua shumë. Ka marrëdhënie njerëzore që i dua shumë. Ma ofruan ninullën ballkanike. Ata më thanë se do ta luash qoftexhiun vëlla. Erdhëm këtu, po luajmë. Kemi reagime të mira. Vendi ynë në shkallën e rejtingut në Türkiye nuk është shumë i mirë por unë nuk e marr seriozisht atë. Kjo është arsyeja pse nuk e marr seriozisht. Janë disa seriale, seriale dashuri-romantike që i dimë ndërsa disa seriale janë me punë (prapavijë). Ne jemi ambasadorë kulturorë këtu. Është shumë i dashur në gjeografinë ballkanike. Është shumë i njohur. Ne zaten e kemi bërë këtë serial për këtë vend", tha Özyağcılar.
Në panelin e moderuar nga drejtori i YEE në Shkup, Serhat Kula, përveç Özyağcılar, folën edhe regjisori i serialit "Ninulla Ballkanike", Selahattin Sancaklı, producenti dhe skenaristi, Uğur Uzunok dhe aktorja, Selviye İnci.
Në kuadër të panelit u shfaq edhe një video e aktorit, Erdal Özyağcılar në serialet që ai luajti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
