BALLKANI

Shkup, mbahet aktiviteti për Ditën Botërore të Kafesë Turke

Ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy u dha të ftuarve informacione rreth kafesë turke dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre

Dzihat Aliju  | 04.12.2025 - Përdıtësım : 04.12.2025
Shkup, mbahet aktiviteti për Ditën Botërore të Kafesë Turke Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Një aktivitet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt me rastin e 5 dhjetorit, Ditës Botërore të Kafesë Turke, raporton Anadolu.

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov dhe bashkëshortja e tij, Maja Ivanova, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të mediave në vend dhe të ftuar morën pjesë në këtë aktivitet, i cili u mbajt në rezidencën e Ambasadës Turke në Shkup.

Ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy u dha të ftuarve informacione rreth kafesë turke dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre. Këtu, mysafirët patën mundësinë të shijonin kafenë turke si dhe ushqime e pije specifike të kuzhinës turke.

Çdo vit në Turqi dhe në shumë vende të ndryshme të botës mbahen evente për kafenë turke, e cila u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nga UNESCO në vitin 2013.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın