BALLKANI

Shkup, komisarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski

Kos mbërriti sot në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Shpetim Hiseni  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Shkup, komisarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski Foto: Michalis Rokas/X

Shkup

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, transmeton Anadolu.

Mickoski dhe Kos zhvilluan takimin e tyre në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në X pas takimit, Mickoski tha se me zyrtaren e lartë evropiane kanë diskutuar perspektivën evropiane të rajonit, me fokus në zbatimin e reformave, realizimin e Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane.

“Theksova angazhimin e vendosur të Qeverisë për integrimin në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave të konsiderueshme në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital”, ka shkruar Mickoski.

Sipas tij, komisarja Kos ka përshëndetur agjendën e reformave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ka konfirmuar mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën evropiane.

Më herët, Kos u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryediplomati Timço Musunski, i cili pas pritjes dhe takimit me Kos shkroi në X se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë.

"Samiti i nesërm do të përqendrohet në Planin e Rritjes, agjendën e reformave dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE", ka deklaruar Mucunski.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut nesër pret takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın