Shkup, hapet punëtoria muzikore "Dy Kultura - Një Ritëm" me mbështetjen e Institutit Yunus Emre
Punëtoria, e cila realizohet nga Departamenti i Muzikës dhe Valleve Tradicionale të Qendra Shtetërore e Shkollës së Baletit dhe Muzikës "Ilija Nikollovski– Luj", po zhvillohet me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke Instituti "Yunus Emre"

Shkup
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka filluar punëtoria muzikore "Dy kultura – Një ritëm", ku do të mësohet përdorimi i instrumenteve muzikore turke, raporton Anadolu.
Punëtoria, e cila realizohet nga Departamenti i Muzikës dhe Valleve Tradicionale të Qendra Shtetërore e Shkollës së Baletit dhe Muzikës "Ilija Nikollovski– Luj", po zhvillohet me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke Instituti "Yunus Emre" (YEE). Ceremonia e hapjes u mbajt në Qendrën e YEE-së në Shkup.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre"-Shkup, Yunus Dilber falënderoi mësuesit dhe nxënësit e shkollës për pjesëmarrjen e tyre në program. "Komuna e Başakşehirit (në Stamboll) na kishte dhuruar instrumente muzikore turke. Ata dëshironin që këto instrumente t'i bashkonin me mësuesit tanë. Uroj që gjatë shtatë javëve të ardhshme do të zhvilloni këtu orë teorike dhe praktike", tha Dilber.
Mësuesja e muzikës dhe valleve popullore në shkollë, Gordana Taseva Ilievska, gjithashtu shprehu falënderim për mbështetjen e YEE-së dhe u uroi suksese nxënësve pjesëmarrës në punëtori.
Duke njoftuar se në fund të periudhës së trajnimit do të mbahet një koncert në Sallën e Filarmonisë së Shkupit më 23 dhjetor, me mbështetjen e YEE-së, Taseva tha: "Sot do ta fillojmë punëtorinë me një orë teorike, hyrje në muzikën popullore turke dhe instrumentet që na kanë ardhur nga Turqia".
Mësuesi i instrumenteve popullore, Oliver Nastovski, kujtoi se ishte njohur me instrumentin "ud" gjatë viteve të tij si student dhe se atëkohë profesorët kishin ndarë buxhet për t'u njohur me këtë instrument.
Ai tha se në shkollë është përqendruar në fushën e instrumenteve. "Qëllimi i këtyre instrumenteve është përdorimi i tyre, çdo instrument është para së gjithash praktikë. Dhe unë gjithmonë u them studentëve të mi se nuk mund të arrijmë asnjë sukses me një instrument pa praktikë. Mund të jesh një për qind i talentuar dhe pjesa tjetër është e gjitha praktikë", tha Nastovski.