BALLKANI

Shkup, filluan aplikimet për studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Sipas një deklarate të bërë nga IBU, universiteti për vitin akademik 2025/2026, vazhdon të jetë zgjedhja ideale për studentët që synojnë zhvillim akademik cilësor në nivelin master dhe doktoraturë

Dzihat Aliju  | 10.09.2025 - Përdıtësım : 10.09.2025
Shkup, filluan aplikimet për studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Foto: AA/Arkiv

Shkup

Kanë filluan aplikimet për studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga IBU, universiteti për vitin akademik 2025/2026, vazhdon të jetë zgjedhja ideale për studentët që synojnë zhvillim akademik cilësor në nivelin master dhe doktoraturë.

I vendosur në Shkup dhe i njohur për strukturën e tij multikulturore, IBU ofron përvojë unike arsimore falë stafit ndërkombëtar, infrastrukturës moderne të kampusit dhe modelit të mësimdhënies së orientuar drejt studentit, duke u dalluar jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

Në IBU ligjërojnë akademikë nga vende të ndryshme të botës, duke u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe një perspektivë praktike dhe ndërdisiplinore.

Universiteti ofron gamë të gjerë programesh pasuniversitare në inxhinieri, shkenca shoqërore, drejtësi, art dhe fusha të tjera. Në nivelin master dallohen programet në biznes, ekonomi, shkencë të të dhënave, psikologji klinike, të drejtë ndërkombëtare dhe dizajn grafik; ndërsa në nivelin e doktoraturës studentët kanë mundësinë të zhvillojnë hulumtime të thelluara në ekonomi, menaxhim, inxhinieri kompjuterike, studime ballkanike si dhe në gjuhën dhe letërsinë angleze dhe turke.

Aplikimet për studimet master dhe doktoraturë janë të hapur deri më 30 shtator

Kampusi modern i IBU-s, me laboratorë, qendra kërkimore, bibliotekë të pasur dhe hapësira kreative pune, u mundëson studentëve zhvillim akademik dhe social, ndërsa përmes këshillimit të karrierës, mentorimit dhe shërbimeve udhëzuese, studentët përgatiten për një fillim të fuqishëm në tregun e punës menjëherë pas diplomimit.

Universiteti ofron bursa dhe programe të ndryshme mbështetjeje financiare për studentët e masterit dhe doktoraturës. Aplikimet për studimet master dhe doktoraturë për vitin akademik 2025/2026 do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2025.

Përveç kësaj, nga 13 janar deri më 14 shkurt 2026 do të zhvillohet periudha shtesë e regjistrimit.

Aplikimet mund të bëhen online përmes platformës: hello.ibu.edu.mk/apply.

Rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar, në deklaratën e tij e përshkruan misionin e universitetit me këto fjalë: "Prioriteti ynë është të ofrojmë arsimim sipas standardeve ndërkombëtare dhe të përgatisim studentët për konkurrencën globale".

"Ne nuk kujdesemi vetëm për përparimin akademik, por edhe për zhvillimin social dhe kulturor të studentëve tanë", shtoi ai.

Në deklaratë thuhet se i themeluar në vitin 2006, IBU është shndërruar në një nga universitetet fondacion më prestigjioze në rajon. Me vizionin e tij ndërkombëtar, arritjet akademike dhe arsimimin shumëgjuhësor, IBU nuk u ofron studentëve vetëm diplomë, por edhe aftësi që i bëjnë të konkurrueshëm në nivel global.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.