BALLKANI

Shkup, aktivitet për të forcuar turizmin midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Drejtoresha e Turkish Airlines për Shkupin, Ulker Sule Aksoy tha se Maqedonia e Veriut është një vend i veçantë në zemër të Ballkanit, ku kulturat, historitë dhe rrëfimet bashkohen

Dzihat Aliju  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Shkup, aktivitet për të forcuar turizmin midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

Në Shkup u mbajt një aktivitet për të forcuar turizmin midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, raporton Anadolu.

Në një aktivitet të organizuar nga Turkish Airlines (THY) në një hotel në Shkup, 30 agjenci turistike nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan takime B2B.

Drejtoresha e Turkish Airlines për Shkupin, Ulker Sule Aksoy tha se Maqedonia e Veriut është një vend i veçantë në zemër të Ballkanit, ku kulturat, historitë dhe rrëfimet bashkohen.

"Si Turkish Airlines, për 27 vjet që nga viti 1998, ne e kemi lidhur qytetin e bukur të Shkupit, zemrën e vendit, me Stambollin me 14 fluturime në javë. Këtë vit, me fluturimet tona sezonale Ohër-Stamboll, të cilat i filluam me 4 fluturime në javë, ne vazhdojmë të jemi një urë lidhëse midis dy vendeve me një total prej 18 fluturimesh në javë", tha ajo.

Aksoy vuri në dukje se viti 2025 ishte një vit shumë i mirë për ta, me fillimin e fluturimeve për në Ohër dhe shtoi se synojnë të vazhdojnë dhe madje ta rrisin këtë sukses në vitin 2026 në bashkëpunim me partnerët e tyre të biznesit.

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë i Maqedonisë së Veriut, turistët turq u renditën ndër vizitorët kryesorë në vend midis janarit dhe tetorit të vitit 2025.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.