Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke
Në ambientet e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër u zhvillua një aktivitet për prezantimin dhe zbatimin praktik të arteve tradicionale turke Ebru, Kat'ı, Miniaturë dhe Tezhip
Shkodër
Instituti "Yunus Emre" vazhdon në Shqipëri aktivitetet me moton "Turqia Frymëzuese", kushtuar prezantimit dhe zbatimit praktik të arteve tradicionale turke Ebru, Kat'ı, Miniaturë dhe Tezhip, raporton Anadolu.
Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër u zhvillua një aktivitet për prezantimin e arteve në fjalë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, artistëve, studentëve dhe nxënësve.
Pjesë e aktivitetit ishin drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke.
Aktivitete të ngjashme do të mbahen edhe nesër në qytetin e Shkodrës.
Aktivitetet në fjalë filluan më 9 shkurt në Tiranë, ndërkohë që realizohen në bashkëpunim me institucione arsimore dhe sociale.
Punëtoritë drejtohen nga Dr. Songül Ergün, Dr. Selda Kavas Afacan, Dr. Gülseren Toy dhe Doç. Dr. Mesude Hülya Doğru, pedagoge dhe artiste të njohura të arteve tradicionale turke.
Sipas institutit, veprimtaria synon prezantimin e trashëgimisë kulturore turke përmes përvojës praktike artistike dhe rritjen e ndërgjegjësimit kulturor tek të rinjtë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
