BALLKANI

Shkodër, Instituti "Yunus Emre" organizon program për të përkujtuar 105-vjetorin e miratimit të Himnit Kombëtar Turk

Nxënësit recituan poezi të rëndësishme nga Ersoy, si "Himni Kombëtar", "Për Dëshmorët e Çanakalasë", "Bilbili", "Nuk mund ta duartrokas tiraninë", "Lutja e ushtrisë" dhe "Brezi i Asımit", duke marrë vlerësime të mëdha nga juria dhe publiku

Dzihat Aliju  | 13.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Shkodër, Instituti "Yunus Emre" organizon program për të përkujtuar 105-vjetorin e miratimit të Himnit Kombëtar Turk Burimi: Instituti "Yunus Emre"

Shkodër

Për të përkujtuar 105-vjetorin e miratimit të Himnit Kombëtar Turk, Instituti Yunus Emre (YEE) në Shkodër organizoi një program konkursi leximi poezie dhe njohurish të përgjithshme me temën "Mos u frikëso! Shpirti i të rinjve është këtu", raporton Anadolu.

Në programin e mbajtur në ndërtesën YEE-së në Shkodër morën pjesë nxënës, kursantë, mësues dhe të ftuar.

Koordinatori i YEE-së për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, në fjalën e tij theksoi rëndësinë për të transmetuar tek brezi i ri botën intelektuale të Ersoy-it dhe frymën e pavarësisë që mbart himni kombëtar turk.

Në pjesën e parë të programit, studentët shfaqën performancat e tyre në konkursin e leximit të poezisë duke recituar poezi të zgjedhura nga veprat e Ersoy-it.

Nxënësit recituan poezi të rëndësishme nga Ersoy, si "Himni Kombëtar", "Për Dëshmorët e Çanakalasë", "Bilbili", "Nuk mund ta duartrokas tiraninë", "Lutja e ushtrisë" dhe "Brezi i Asımit", duke marrë vlerësime të mëdha nga juria dhe publiku.

Juria e konkursit të recitimit të poezisë përbëhej nga Harun Kocaman, drejtor i Shkollave Maarif në Kampusin e Shkodrës, Evans Drishti, mësues në Medresenë e Djemve Haxhi Sheh Shamia, si dhe Fatih Arslanbaş, mësues në Institutin Yunus Emre.

Në pjesën e dytë të programit u mbajt një kuiz me njohuri të përgjithshme, ku nxënësit iu përgjigjën pyetjeve mbi jetën dhe veprat e Ersoy-it, si dhe historinë, kulturën e Turqisë dhe njohuritë e përgjithshme.

Firdeusa Dungaj fitoi vendin e parë në konkursin e recitimit të poezisë, ndërsa Amina Pizga zuri vendin e dytë dhe Azra Mula doli e treta. Në kuizin e njohurive të përgjithshme, Ayten Mula fitoi vendin e parë, Azra Mula të dytën dhe Irsa Dibra të tretën.

Programi përfundoi me dhënien e certifikatave dhuratë për gjashtë nxënësit fitues, bërjen e fotove përkujtimore dhe dhurimin e një përkthimi në shqip të botimit Safahat për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.