BALLKANI

Shkodër, konferencë dhe ekspozitë mbi koleksionin e Pallatit Yildiz dhe Shqipërinë

Konferenca u shoqërua edhe me një ekspozitë me fotografi historike, pjesë nga koleksioni i Pallatit Yildiz për Shqipërinë

Fatjon Cuka  | 10.12.2025 - Përdıtësım : 10.12.2025
Shkodër, konferencë dhe ekspozitë mbi koleksionin e Pallatit Yildiz dhe Shqipërinë Burimi: Instituti "Yunus Emre"-Shkodër

Shkodër

SHKODËR (AA) - Në Shkodër është organizuar konferenca me temë “Koleksioni fotografik i Pallatit Yildiz dhe Shkodra-Shqipëria në këtë koleksion”, raporton Anadolu.

Të pranishëm në aktivitet ishin ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, përfaqësues të institucioneve të tjera turke dhe shqiptare, studiues dhe studentë.

Ndërkohë, pjesë e aktivitetit si kumtues ishin Prof.Dr. Melek Ozyetgin nga Universiteti Teknik Yildiz dhe Doç.Dr Ayse Ersay Yuksel nga Universiteti i Ankarasë.

Konferenca e organizuar në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u shoqërua edhe me një ekspozitë fotografike me të njëjtën temë.

Në ekspozitë u shfaqën fotografi historike pjesë nga koleksioni i Pallatit Yildiz për Shqipërinë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri me datë 22 dhjetor në ambientet e Institutit "Yunus Emre"-Shkodër.

Konferenca dhe ekspozita u organizuan nga Instituti "Yunus Emre"-Shkodër me mbështetjen e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın