Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në ishullin Lesbos të Greqisë
Rrugë të shumta janë mbyllur dhe shkollat në rajonin perëndimor të ishullit kanë pezulluar mësimin
Shkup
Shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Lesbos të Greqisë shkaktuan përmbytje të gjera, të cilat kanë përfshirë shtëpi dhe biznese, transmeton Anadolu.
Sipas transmetuesit shtetëror ERT, reshjet e dendura kanë çuar në dalje të lumit Çiknias nga shtrati, duke përmbytur zona si Skala Kallonis dhe Kalloni.
Rrugë të shumta janë mbyllur dhe shkollat në rajonin perëndimor të ishullit kanë pezulluar mësimin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
