Shembja e asfaltit krijon një gropë të madhe në Prishtinë
Kjo pjesë e kryeqytetit të Kosovës viteve të fundit është urbanizuar ndjeshëm me ndërtesa të larta
Prishtinë
Një pjesë e madhe e asfaltit në rrugën “Malush Kosova” në kryeqytetin Prishtinë të Kosovës është shembur, duke krijuar një gropë të thellë dhe të gjerë me dhjetëra metra që mund të paraqesë rrezik për këmbësorët dhe automjetet, raporton Anadolu.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të përmasave të mëdha, e cila ka dëmtuar dukshëm strukturën e rrugës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Në afërsi të kësaj grope janë vënë re edhe qytetarë të cilët kalojnë pranë.
Kjo pjesë e kryeqytetit të Kosovës viteve të fundit është urbanizuar ndjeshëm me ndërtesa të larta.
Lidhur me këtë rast ende nuk janë deklaruar autoritetet komunale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
