Shefja e Komisionit Evropian von der Leyen pritet në Shkup nga kryeministri Mickoski
Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane

Shkup
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj ballkanik është pritur në takim në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Anadolu.
Siç njofton qeveria e Maqedonisë së Veriut, në takim u diskutua perspektiva evropiane, progresi i proceseve reformuese, bashkëpunimi ekonomik, siguria energjetike dhe transformimi digjital.
Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
Ai gjithashtu theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian (BE), si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra.
Qeveria e vendit theksoi se vizita e presidentes von der Leyen është një konfirmim i dialogut të hapur dhe gatishmërisë së ndërsjellë për të thelluar partneritetin, në interes të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes evropiane të vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.