Turqia, BALLKANI

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Lafçiski, vizitë në Turqi

Lafçiski u prit me një ceremoni zyrtare në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në Ankara

Fatma Sevinç Çetin  | 21.07.2025 - Përdıtësım : 21.07.2025
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Lafçiski, vizitë në Turqi Foto: Arman Önal/AA

Ankara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, po zhvillon një vizitë në Turqi, raporton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij, Lafçiski si i ftuari zyrtar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Metin Gürak, u prit me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë në Ankara.

Gjeneralmajor Lafçiski përshëndeti Gardën e Nderit pasi u intonuan himnet kombëtare.

Pas ceremonisë, Gjenerali Gürak dhe Lafçiski zhvilluan një takim me dyer të mbyllura për mediat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.