BALLKANI

Serbia nuk lejon vizitën e ministrit kosovar Çeku në Preshevë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe

Agim Sulaj  | 26.03.2025 - Përdıtësım : 26.03.2025
Serbia nuk lejon vizitën e ministrit kosovar Çeku në Preshevë

Prishtinë

Për herë të dytë me radhë Serbia nuk e ka lejuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, të zhvillojë vizitë në Komunën e Preshevës, në Serbi, transmeton Anadolu.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe.

"Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve", tha Sinani.

Sinani tha se Vuçiq vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, derisa "shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim".

"Ne nuk ndalemi, Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë. Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë", shkroi Sinani.

Serbia kishte refuzuar kërkesën e ministrit Çeku për ta vizituar Preshevën së fundi edhe në dhjetor të vitit 2024.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın