BALLKANI

Serbia arreston dhe më pas liron një ish-polic të Kosovës

“MPJD-ja dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”, thuhet në një reagim zyrtar.

Agim Sulaj  | 30.11.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Serbia arreston dhe më pas liron një ish-polic të Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) konfirmon se në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vjet, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, transmeton Anadolu.

MPJD-ja njofton se Pireva po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, derisa pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, ai është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

MPJD-ja u bëri thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın