BALLKANI

Serbi, babagjyshët nga çatia e spitalit shpërndajnë dhurata në dritaret e spitalit për fëmijë

Anëtarë të Shërbimit të Shpëtimit Malor, të veshur me kostume të babagjyshit, u lëshuan nga çatia e Spitalit të Përgjithshëm në Prokuplje dhe u shpërndanë dhurata të Vitit të Ri fëmijëve të shtruar në spital përmes dritave të dhomave të spitalit

Sanja Janaçkoviç  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Serbi, babagjyshët nga çatia e spitalit shpërndajnë dhurata në dritaret e spitalit për fëmijë Foto: Sasa Dordevic/AA

Prokuplje

Anëtarë të Shërbimit të Shpëtimit Malor, të veshur me kostume të babagjyshit të Vitit të Ri, u lëshuan nga çatia e Spitalit të Përgjithshëm në Prokuplje dhe u shpërndanë dhurata të Vitit të Ri fëmijëve të shtruar në spital përmes dritave të dhomave të spitalit, raporton Anadolu.

Aksioni në Prokuplje është dita e tretë e një nisme humanitare në jug të Serbisë, pasi që nga e hëna shpëtimtarët kanë gëzuar fëmijët që i kalojnë festat në spitale në Nish, Aleksinac, Pirot, Vranjë, Leskovc dhe Krushevc.

Fëmijët i përshëndetën me entuziazëm babagjyshët që zbritën nga dritaret e tyre. "Kemi nderin të përdorim njohuritë dhe aftësitë tona në alpinizëm dhe speleologji në një mënyrë humane", tha Danica Mishiq nga Shërbimi i Shpëtimit Malor.

Mishiq u shpreh se reagimet e fëmijëve janë veçanërisht emocionale kur babagjyshi shfaqet papritur te dritarja e tyre. "Është e vështirë të përshkruash ndjesinë kur arrijmë të nxjerrim buzëqeshje tek fëmijët. Kjo mbush zemrat e tyre dhe zemrat tona", shtoi ajo.

Të premten, shpëtimtarët do të vizitojnë spitalet në Kragujevc dhe Bor ndërsa për të shtunën është planifikuar vizita në Valjevë. Ky aktivitet humanitar organizohet për të pestin vit radhazi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.