BALLKANI

Serbi, 28 të arrestuar për krim financiar dhe korrupsion

Të dyshuarit ngarkohen se nga viti 2014 kanë kryer vepra penale si fshehje tatimi, keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të parave

Bojana Stojanovic  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 27.06.2019
Serbi, 28 të arrestuar për krim financiar dhe korrupsion

Beograd

Policia në disa qytete të Serbisë ka arrestuar 28 persona, ndërsa kundër 8 prej tyre do të ngre padi penale, me qëllim të parandalimit të krimit financiar dhe korrupsionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë, të dyshuarit ngarkohen se nga viti 2014 kanë kryer vepra penale si fshehje tatimi, keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të parave.

Operacionet janë kryer në territorin e Beogradit, Nishit, Pozhegës, Kragujevcit, Kraljevës, Suboticës, Leskovcës dhe Vranjës.

Dyshohet se me kryerjen e këtyre veprave penale është dëmtuar buxheti i Serbisë, personat tjerë juridik dhe fizikë për afro 2 milionë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın