BALLKANI

Semih Kaplanoğlu mban punëtori për skenar në festivalin e filmit “Vëllezërit Manaki”

“Filmi nuk është diçka e regjistruar me kamerë, por është në mendjen dhe zemrën tëndë”, u shpreh Kaplanoğlu

Ahmet Nurduhan  | 21.09.2025 - Përdıtësım : 21.09.2025
Semih Kaplanoğlu mban punëtori për skenar në festivalin e filmit “Vëllezërit Manaki” Foto: Umeys Sulejman/AA

Manastir

Regjisori turk Semih Kaplanoğlu ka mbajtur një punëtori për skenar në festivalin tradicional ndërkombëtar të filmit “Vëllezërit Manaki” në Manastir, raporton Anadolu.

Kaplanoğlu foli në një konferencë të mbajtur në ditën e dytë të festivalit të filimit, që mbahet në Qendrën Kulturore të Manastirit, në nder të vëllezërve Manaki të cilët konsiderohen si regjisorët e parë në Ballkan.

Kaplanoğlu shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Manastir për festivalin dhe tha se beson se kinematografia turke filloi gjithashtu me vëllezërit Manaki.

Pas konferencës, Kaplanoğlu mbajti një punëtori filmi dhe skenari për regjisorët dhe aspirantët për regjisor.

“Filmi nuk është diçka e xhiruar me kamerë, filmi është në mendjen dhe zemrën tënde”

“Kur mu nda çmimi mbrëmë, shumë gjëra më kaluan nëpër mendje, si një përmbledhje e jetës sime. Ditët e mia të para në xhirimin e filmave, ditët që kalova si fëmijë duke parë babain tim duke shtypur fotografi në dhomën e tij të errët, takimet e mia të para me kinemanë, imazhet e mia të para, miqtë në ekip, mendimet që ndamë se si mund të bashkoheshim për ta shndërruar një ide dhe një histori në një film dhe koha që kaluam duke menduar se çfarë mund të dilte nga kjo”, tha Kaplanoğlu, duke shprehur kënaqësinë e tij për organizimin e punëtorisë.

Më tej, Kaplanoğlu shpjegoi se kishte vështirësi në të folur dhe lexim si fëmijë.

“Zhvillova një zakon të shikoja dhe të vëzhgoja jetën. Zhvillova një zakon të kuptoja se si gjërat që nuk flasin, si shkruajnë histori me njëri-tjetrin. Ky zakon më vonë më çoi të krijoja lidhjet midis imazheve dhe vizioneve”, tha ai.

Kaplanoğlu gjithashtu shpjegoi se gjatë viteve të tij në universitet, një profesor i dha një aparat fotografik me një kasetë tre-minutëshe dhe i kërkoi të filmojë. Ai e regjistroi me kujdes videon dhe shkoi te profesori, i cili më pas e ndezi kamerën dhe i tregoi se nuk kishte kasetë brenda.

“Atë ditë kuptova se filmi nuk është diçka e regjistruar me kamerë, por është në mendjen dhe zemrën tëndë”, u shpreh Kaplanoğlu.

Mbrëmë në hapjen e festivali “Vëllezërit Manaki”, Kaplanoğlu u vlerësua me çmimin e posaçëm “Kamera e Artë 300” për kontributin e tij të shquar në kinemanë botërore.

Festivali do të shfaqë filmin turk “Një nga ditët kur vdiq Hemme”, i nominuar për çmimin ‘Oscar’

Festivali, i cili do të presë një sërë ngjarjesh si seminare dhe punëtori, këtë vit do të prezantojë 70 filma.

Dita e dytë e festivalit përfshin shfaqjen e filmit “Gruri” të regjisorit Kaplanoğlu dhe filmit turk, të nominuar për çmimin ‘Oscar’, “Një nga ditët kur vqiq Hemme”.

Festivali i 46-të Ndërkombëtar i Filmit “Vëllezërit Manaki” do të zgjasë deri më 26 shtator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.