Samiti i Procesit të Berlinit, Rama takon në Londër kryeministrin britanik
"Shqipëria mori pjesë aktive në bisedimet rreth rritjes ekonomike, sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt anëtarësimit në BE", thuhet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Tiranë
Gjatë qëndrimit në Londër në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me kryeministrin britanik, Keir Starmer, dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu.
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotot gjatë punimeve të samitit dhe takimeve me zyrtarët, duke theksuar se Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve.
Ndërkohë, në lidhje me samitin dhe takimet, ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ku në një postim në rrjetet sociale thekson se "Shqipëria mori pjesë aktive në bisedimet rreth rritjes ekonomike, sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe rrugës drejt anëtarësimit në BE".
Gjithashtu, Rama ishte pjesë edhe e pritjes së Mbretit Charles III dhe kryeministrit Starmer, në kuadër të samiti.
Mbretëria e Bashkuar të mërkurën ishte mikpritëse e samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar sigurinë dhe rritjen ekonomike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.