Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të organizohet në Tiranë
"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027", ka shkruar Rama në rrjetet sociale, pas samit që u mbajt në Hagë të Holandës

Tiranë
Në vitin 2027 në Tiranë do të organizohet Samiti i NATO-s, ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu.
"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027", ka shkruar Rama në rrjetet sociale, pas samitit që u mbajt në Hagë të Holandës.
Delegacioni zyrtar i Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Hagë u kryesua nga kryeministri Rama.
Edhe më parë Rama ka njoftuar se Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027.
Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën në Hagë më 24-25 qershor për një samit kritik të dominuar nga debatet mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.