BALLKANI

Ruçi: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë takimit Ruçi-Tahiri u bisedua mbi çështje aktuale të zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon, ndërsa theksohet se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Fatjon Cuka  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Ruçi: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE Burimi: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri, të cilët diskutuan për disa çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë takimit u bisedua mbi çështje aktuale të zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon, ndërsa theksohet se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Ruçi vuri në dukje se "Shqipëria përshëndeti marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë. Natyrisht, marrëveshja e 4 shtatorit nuk është gjithçka do të dëshironim ne, shqiptarët. Por hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të SHBA-së është garanci e një procesi pa kthim prapa, deri në zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës".

Shqipëria mbështet gjithashtu dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian (BE), ka theksuar kryeparlamentari Ruçi, duke shtuar se "Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës".

Në njoftim theksohet se zëvendëskryeministri Tahiri nënvizoi gjatë takimit se "Është shumë i dobishëm njësimi i qëndrimeve të të dy vende në planin diplomatik dhe arenën ndërkombëtare. Mbështetja edhe përvoja e Shqipërisë është shumë e dobishme edhe në punën e institucioneve dhe agjencive të Kosovës".

Kujtojmë se më 2 tetor është planifikuar të mbahet në Shqipëri mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın