Rrëzohet një avion ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur
Të paktën 66 persona humbën jetën të hënën kur një avion ushtarak kolumbian me 125 persona në bord u rrëzua në jug të vendit
Washington
Të paktën 66 persona humbën jetën të hënën kur një avion ushtarak kolumbian me 125 persona në bord u rrëzua në jug të vendit, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Avioni "Hercules C-130" me 114 anëtarë të personelit ushtarak dhe 11 anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Puerto Leguizamo, Putumayo.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro tha më parë se shkaku i incidentit është i panjohur.
Ndërsa autoritetet mobilizohen për t'iu përgjigjur aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e rrëzimit, Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar të gjitha protokollet për të ofruar ndihmë për viktimat dhe familjet e tyre.
"Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të të prekurve dhe nga respekti për pikëllimin e tyre, kërkoj të shmangen spekulimet derisa të jenë të disponueshme informacionet zyrtare", tha ministri i Mbrojtjes, Pedro Arnulfo Sanchez.
