Rigjykimi ndaj Dushko Arsiqit konfirmon dënimin me 13 vjet burg për krime lufte
Sipas aktakuzës, Arsiqi akuzohet se gjatë periudhës janar-qershor të vitit 1999, në bashkëkryerje me forca serbe, ka marrë pjesë në dëbime të civilëve, plaçkitje, djegie pronash, si dhe në keqtrajtim dhe vrasje të civilëve shqiptarë
Shkup
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiqin, të akuzuar për krime lufte në Kosovë, transmeton Anadolu.
Aktgjykimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga Vesel Ismaili. Gjykata bëri të ditur se të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa masa e paraburgimit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Arsiqi u obligua gjithashtu të paguajë shpenzimet e procedurës, përkatësisht 200 euro paushall gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
Rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, megjithëse Arsiqi ishte dënuar me të njëjtën masë edhe në shkurt të vitit 2024.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Arsiqi akuzohet se gjatë periudhës janar-qershor të vitit 1999, në bashkëkryerje me forca serbe, ka marrë pjesë në dëbime të civilëve, plaçkitje, djegie pronash, si dhe në keqtrajtim dhe vrasje të civilëve shqiptarë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
