BALLKANI

Rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë: Nga 23,65 për qind e votave të numëruara, LVV kryeson me 55,77 për qind

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.39 për qind

Agim Sulaj  | 09.02.2025 - Përdıtësım : 10.02.2025
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Kosovë: Nga 23,65 për qind e votave të numëruara, LVV kryeson me 55,77 për qind

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka procesuar 23,65 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të rregullta, raporton Anadolu.

Sipas rezultateve të deritanishme, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje kryeson me numrin më të madh të votave, me 55,77 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25,39 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani është e treta me 8,99 për qind.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma ka 5 për qind. Ndërkaq, Lista për Familjen nga numërimi i deritanishëm ka marrë vetëm 1,09 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, nga 2.297 vendvotime apo 90,68 për qind e tyre nga gjithsej 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, kanë votuar 40,04 për qind apo 789.172 votues nga 1.970.944 sa ishin në listën me të drejtë vote.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın