BALLKANI

Reshjet e borës krijuan pamje të bukura në Shkup

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot priten reshje më të dendura bore në pjesët perëndimore të vendit

Dzihat Aliju  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Reshjet e borës krijuan pamje të bukura në Shkup Foto: Umeys Sulejman

Shkup

Reshjet e borës krijuan pamje të bukura në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu.

Reshjet e borës kanë vijuar nëpër zonat e larta, por këtë mëngjes bora mbuloi edhe Shkupin.

Fëmijët, duke shfrytëzuar reshjet e borës, luajtën me topa bore, ndërkaq qytetarët patën vështirësi në ecje në rrugët e rrëshqitshme.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot priten reshje më të dendura bore në pjesët perëndimore të vendit.

Gjithashtu pritet që lartësia e shtresës së borës në malet dhe në disa zona më të larta të rritet nga 15 deri në 25 cm, ndërsa në zonat më të ulëta të formohet një shtresë bore nga 3 deri në 10 cm.

Në njoftimin e bërë nga Qyteti i Shkupit thuhet se ekipet që nga orët e hershme të mëngjesit janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e rrugëve dhe bulevardeve nën juridiksionin e qytetit, me aktivitet 24-orësh dhe koordinim të shtabit të krizës.

Ndërkaq, Ministria e Transportit njoftoi se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa.

"Aty ku bie borë, pastrimi kryhet në mënyrë të vazhdueshme me aktivitete të koordinuara të Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit", u tha nga ministria.

Ministria gjithashtu rekomandoi përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore, drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e akseve rrugore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın