BALLKANI

Reshje të dendura bore përfshijnë Bullgarinë verilindore

Raportet meteorologjike tregojnë se akumulimi i borës në rajon ka kaluar mbi 20 centimetra, ndërsa institucionet e motit parashikojnë vazhdimësi të reshjeve në ditët në vijim

Ekip  | 18.02.2025 - Përdıtësım : 19.02.2025
Reshje të dendura bore përfshijnë Bullgarinë verilindore

Varna

Reshje të dendura të borës kanë përfshirë Bullgarinë verilindore, duke shkaktuar pengesa të konsiderueshme në jetën e përditshme, raporton Anadolu.

Stuhia e borës ka përfshirë qytetet si Varna dhe Dobriç, si dhe fshatrat Kiçevo dhe Milladinovci.

Raportet meteorologjike tregojnë se akumulimi i borës në rajon ka kaluar mbi 20 centimetra, ndërsa institucionet e motit parashikojnë vazhdimësi të reshjeve në ditët në vijim.

Autoritetet kanë mobilizuar ekipet e reagimit emergjent për të adresuar situatën dhe për të ofruar ndihmë për banorët e prekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın