Reaktori i centralit bërthamor Kozloduy në Bullgari deaktivizohet për shkak të problemit të sigurisë
Kontrolli i nevojshëm teknik është realizuar dhe se reaktori sërish do të aktivizohet, njoftoi Ramadan Atalay, anëtar i komisionit parlamentar për energjinë

Sofje
Është dekativizuar përkohësisht për shkak të problemit të sigurisë reaktori i pestë prej 1000 megavatësh i centralit bërthamor Kozloduy që gjendet në bregun e lumit Danub në veri të Bullgarisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deputeti dhe njëherësh anëtari i komisionit parlamentar për energjinë, Ramadan Atalay, në një deklaratë për Televizionin Kombëtar të Bullgarisë (BNT) njoftoi se sistemi automatik i sigurisë i centralit është aktivizuar në orën 01:17 me kohën lokale dhe se është mbyllur reaktori.
Ai njoftoi se të gjitha sistemet janë shqyrtuar dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem, duke shtuar se kontrolli i nevojshëm teknik është realizuar dhe se reaktori sërish do të aktivizohet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.