BALLKANI

Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat për anëtarësimin në BE

"Komisarja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent", ka shkruar Rama.

Fatjon Cuka  | 18.07.2025 - Përdıtësım : 19.07.2025
Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat për anëtarësimin në BE

Tiranë

TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), ka deklaruar se arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale fjalën e mbajtur në Parlamentin Evropian nga Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, e cila konfirmon se “negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent”.

"Komisarja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027", ka shkruar Rama.

Disa ditë më parë, komisarja Kos deklaroi se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın