BALLKANI

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Duke iu drejtuar presidentit serb, Rama në rrjetet sociale shkruan se “Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë”

Fatjon Cuka  | 08.12.2019 - Përdıtësım : 09.12.2019
Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi Masakrën e Reçakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar presidentit serb, Rama në rrjetet sociale shkruan se “Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë”.

“Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes”, shkruan Rama.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vuçiç ka deklaruar se krimi në Reçak është fabrikuar nga ana e William Walker, i cili në atë kohë ishte shef i Misionit vëzhgues të OSBE-së.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın