BALLKANI

Rama: Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe shteteve të BE-së

Fatjon Cuka  | 10.10.2025 - Përdıtësım : 10.10.2025
Rama: Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike

Tiranë

Në datat 13-14 tetor, Shqipëria do të mirëpresë Forumin e Investimeve Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që mbështetet nga Komisioni Evropian (KE), transmeton Anadolu.

Forumi do të mbahet në Tiranë dhe synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe shteteve anëtare të BE-së.

Në lidhje me forumin ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkruan se ky forum është një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e BE-së dhe investitorë nga e gjithë bota.

"Një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon", ka shkruar Rama për forumin.

Sipas autoriteteve shqiptare, zhvillimi i forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, forumi ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e forumit do të jenë zyrtarë të lartë të BE-së, liderët dhe zyrtarët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın