BALLKANI

Rama: Besojmë se në fund të vitit 2028 nuk do të blejmë më energji nga jashtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi

Fatjon Cuka  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Rama: Besojmë se në fund të vitit 2028 nuk do të blejmë më energji nga jashtë

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se besojnë se në fund të vitit 2028 nuk do të blejnë më energji nga jashtë, raporton Anadolu.

Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi.

"Ajo çfarë kemi bërë në këtë dekadë të fundit është të investojmë shumë në energjinë diellore dhe atë të erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë të tillë që ne të mos kemi më nevojë t'i drejtohemi importit dhe të jemi plotësisht sovran, duke pasur 100 për qind energji të gjelbër. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran, nuk do të blejmë më energji nga jashtë", u shpreh Rama.

Ai shtoi se ambicia është që së bashku me Emritatet e Bashkuara Arabe dhe Italinë të kenë një bashkëpunim trepalësh dhe të krijojnë një bazë të ngarkesës në Shqipëri dhe që sipas tij t'i shërbejnë Evropës me energji të gjelbër.

Rama foli edhe për përfshirjen e teknologjisë në shërbimet e administratës publike, duke theksuar se: "Teknologjia digjitale na lejoi të ndryshonim tërësisht mënyrën sesi funksionon administrata përkundrejt qytetarëve. Prej disa vitesh tashmë, 95 për qind të shërbimeve tona ofrohen elektronikisht".

Rama shtoi se Inteligjencën Artificiale po e përdorin për të gjithë procesin e transferimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në korpusin ligjor të Shqipërisë.

"Po kështu kemi një ministre të Inteligjencës Artificiale (Diella). Ajo punon për shërbimet dhe po punon për transferimin e korpusit ligjor të Bashkimit Evropian. Po punon për diçka që ne besojmë se do të jetë diçka e fjalës së fundit, që është prokurimi publik me inteligjencë artificiale", tha ndër të tjera Rama.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, "Abu Dhabi Sustainability Week 2026" është forum ndërkombëtar që bashkon së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın