BALLKANI

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore

"Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut", ka konfirmuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Fatjon Cuka  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore

Tiranë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, kanë konfirmuar autoritetet shqiptare, transmeton Anadolu.

Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale.

"Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut", ka theksuar Rama.

Autoriteti i Aviacionit Civil si autoritet mbikëqyrës kombëtar në Shqipëri, ka në fushën e tij të veprimtarisë rregullimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive në fushën e transportit ajror civil, në zbatim të Kodit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.