BALLKANI

Qeveria e Shqipërisë mbron vendimin për ndalimin e monopatinave: Ishin burim i aksidenteve

"Janë mbi 2.500 aksidente, përfshirë këtu edhe humbje jete. Të mos harrojmë që janë mjete lëvizëse dhe burim aksidenti si dhe problem kaosi në trafik", tha ministri Lamallari

Agim Sulaj  | 03.04.2026 - Përdıtësım : 03.04.2026
Qeveria e Shqipërisë mbron vendimin për ndalimin e monopatinave: Ishin burim i aksidenteve

Prishtinë

Qeveria e Shqipërisë, e cila ka ndaluar nga tetori i vitit 2025 përdorimin e monopatinave apo trotinetëve elektrikë ka mbrojtur këtë vendim duke i quajtur ato si “burim të aksidenteve” në trafik, transmeton Anadolu.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, Besfort Lamallari ka deklaruar se vendi nuk është ende i përgatitur për të lejuar lëvizjen e lirë të monopatinave, pasi mungon një plan i plotë masash sigurie.

Ai theksoi se ndalimi i tyre u bë për të mbrojtur jetën e qytetarëve, duke i cilësuar si burim aksidentesh dhe kaosi në trafik.

"Janë mbi 2.500 aksidente, përfshirë këtu edhe humbje jete. Të mos harrojmë që janë mjete lëvizëse dhe burim aksidenti, si dhe problem kaosi në trafik. Koha provon që vendime të caktuara që duken të forta, rezultojnë të duhura. Besoj fort që padyshim situata e mëparshme nuk mund të vijojë. Ky vendim është marrë në konsultim me grupe interesi", tha Lamallari.

Ai shtoi se shifrat e aksidenteve nuk mund të injorohen dhe se çdo nismë ligjore për rikthimin e monopatinave duhet të bazohet në një plan të mirëmenduar sigurie.

Lamallari tha se pasi është njohur me shifrat, konsultimet dhe draftet, e ka pasur shumë të vështirë t’i injorojë ato, pasi konsideroi se do të ishte tradhti ndaj të dëmtuarve, përfshirë edhe shumë drejtues të monopatinave.

"Jam ngurrues që të shkoj me nisma të ndryshme ligjore derisa të ketë diçka të mirëmenduar", shtoi ministri shqiptar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın