BALLKANI

Qeveria e Kosovës miraton pakon me sanksione të reja kundër Rusisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë

Agim Sulaj  | 19.09.2025 - Përdıtësım : 19.09.2025
Qeveria e Kosovës miraton pakon me sanksione të reja kundër Rusisë Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Republika e Kosova ka miratuar pako me sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Anadolu.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Kosovë, të premten në mëngjes, Qeveria miratoi katër pakot me sanksionet e fundit të Bashkimit Evropian (BE), kundër Moskës.

Konkretisht, Qeveria në detyrë i miratoi pakot 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë.

“Miratimi i këtyre vendimeve nga ana e Qeverisë, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha Sveçla gjatë prezantimit të masave.

Sveçla e bëri kërkesën në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në mungesë të ministres në detyrë, Donika Gërvalla, e cili ndodhet jashtë vendit.

Më 16 dhjetor 2024 Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj.

Kosova u rreshtua menjëherë përkrah Perëndimit, duke i vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur më 2022 në Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın