Qendra për ski "Kodra e Diellit" tërheq turistë nga rajoni dhe më gjerë
I vendosur në malin Sharrit, "Kodra e Diellit" ka 11 ski-ashensorë dhe posedon shtigje për skijim me një gjatësi totale prej 20 kilometrash
Tetovë
Qendra për ski "Kodra e Diellit", një ndër vendet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Maqedoninë e Veriut, tërheq turistë nga rajoni dhe më gjerë, raporton Anadolu.
Ky vend turistik, i cili është 18 kilometra larg qytetit të Tetovës dhe afër 65 kilometra larg nga kryeqyteti Shkupi, ndodhet në një lartësi prej 1.780 metra mbi nivelin e detit.
I vendosur në malin Sharrit, "Kodra e Diellit" ka 11 ski-ashensorë dhe posedon shtigje për skijim me një gjatësi totale prej 20 kilometrash.
Në Maqedoninë e Veriut ka disa qendra skijimi, ndër të cilat përveç “Kodrës së Diellit” janë edhe ajo e Mavrovës, Nizho Pole afër Manastirit, Krusheva dhe Kozhufi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
