Qendra e turizmit të Greqisë, Santorini me rrugët boshe i ngjan një qyteti fantazmë
Për shkak të aktivitetit sizmik dhe vullkanik në të gjithë ishullin u shpall gjendje e jashtëzakonshme
Ankara
Ishulli Santorini, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Greqi me arkitekturën e tij ikonike në formë kubi të lyer me të bardhë, po përjeton ditë makthi për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme dhe aktivitetit sizmik të përjetuar njëra pas tjetrit, raporton Anadolu.
Për shkak të aktivitetit sizmik dhe vullkanik në të gjithë ishullin u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Qyteza Fira të cilin banorët e tij gjithashtu e kanë braktisur, u kap nga ajri me pamje të mbështetura nga droni.
Ishulli i ngjan një qyteti fantazmë, me rrugët e tij boshe, ndërsa mund të shihen disa mace dhe pak njerëz.
