BALLKANI

Përmbyset një varkë me 11 persona në Serbi, raportohet për disa viktima

Në bordin e anijes në lumin Danub, ndodheshin dhjetë shtetas kinezë dhe një shtetas serb, i cili besohet se ishte kapiteni i anijes

Zlatan Kapic  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Përmbyset një varkë me 11 persona në Serbi, raportohet për disa viktima

Beograd

Një varkë që transportonte 11 persona u përmbys vonë të dielën midis Baçko Novo Selos dhe Plavnas, në komunën e Baç-it, në Serbinë perëndimore, dhe sipas informacioneve fillestare jozyrtare, ka edhe viktima, transmeton Anadolu.

Në bordin e anijes në lumin Danub, ndodheshin dhjetë shtetas kinezë dhe një shtetas serb, i cili besohet se ishte kapiteni i anijes.

Patrullat e policisë, ekipet e emergjencës dhe njësitë e shërbimit kufitar nga Serbia dhe Kroacia janë të pranishëm në terren ndërsa jozyrtarisht, tre persona të tjerë janë duke u kërkuar, raportoi Tanjug.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın