BALLKANI

Për 15-të herë me radhë dështon të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Vetëm 56 vota ishin pro formimit të komisionit ad-hoc për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, një kundër dhe nuk pati abstenime

Agim Sulaj  | 13.05.2025 - Përdıtësım : 13.05.2025
Për 15-të herë me radhë dështon të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës për të 15-tën herë me radhë ka dështuar të konstituohet si institucion, në mungesë të numrave të mjaftueshëm nga 120 deputetë sa ka institucioni legjislativ kosovar, raporton Anadolu.

Seanca nisi me votimin për krijimin e një Komisioni ad-hoc për votim të fshehtë të pozitës së Kryeparlamentarit, por shumica e partive e kundërshtuan këtë komision duke mos propozuar anëtarin (deputetin) e tyre për këtë komision.

Vetëm 56 vota ishin pro formimit të këtij komisioni për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, një kundër dhe nuk pati abstenime.

"Shihemi përsëri më 15 maj në orën 10:00", tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Nga zyra e Presidencës së Kosovës është paralajmëruar një takim të përbashkët politik së shpejti dhe për këtë Krasniqi tha se janë të gatshëm që të shkojnë në këtë takim, megjithëse kompetencat kushtetuese të presidentes në zgjidhjet politike janë të kufizuara.

Nga 61 vota sa nevojiten minimalisht, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deri më tani ka marrë jo më shumë se 57 vota për kryetare të Kuvendit të Kosovës, të cilat 48 janë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe 9 nga deputetët që vijnë nga komunitetet. Për herë të parë seanca konstituive u mbajt më 15 prill.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.