BALLKANI

PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore

Për këtë shkelje, PZAP e ka dënuar partinë më të madhe të serbëve në Kosovë me gjobë prej 45.000 euro, pasi e pranoi si të bazuar ankesën e subjektit politik Kosovski Savez

Agim Sulaj  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 30.12.2025
PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore

Prishtinë

Lista Serbe është dënuar për herë të tretë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, transmeton Anadolu.

Për këtë shkelje, PZAP e ka dënuar partinë më të madhe të serbëve në Kosovë me gjobë prej 45.000 euro, pasi e pranoi si të bazuar ankesën e subjektit politik Kosovski Savez.

PZAP ka aprovuar ankesën e Kosovski Savez se Lista Serbe bëri shkelje të “Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025”.

“Subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 45.000 euro", thuhet në vendim.

Nga provat e parashtruara nga Kosovski Savez, PZAP konstatoi se subjekti politik Lista Serbe ka vendosur materiale promovuese zgjedhore në disa hapësira publike duke shkelur Udhëzimin Zgjedhor.

PZAP njoftoi se subjekti politik Lista Serbe detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Lista Serbe ishte dënuar edhe më parë gjatë fushatës nga PZAP për shkelje të rregullave. Fillimisht, më 23 dhjetor, ajo u dënua me 20 mijë euro pas ankesës së Kosovski Savez të konfirmuar nga PZAP dhe me 2 mijë euro pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Më 25 dhjetor, PZAP gjithashtu dënoi për herë të dytë subjektin politik Lista Serbe me 30 mijë euro, pas ankesës së parashtruar po ashtu nga Kosovski Savez për thyerjen e rregullave të fushatës zgjedhore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın