BALLKANI

Protesta në Sarajevë, kërkohet anulimi i ndeshjes së ekipit izraelit për shkak të luftës në Gaza

Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Kantonit të Sarajevës, duke kërkuar që ndeshja të anulohet

Mustafa Talha Öztürk  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Protesta në Sarajevë, kërkohet anulimi i ndeshjes së ekipit izraelit për shkak të luftës në Gaza Foto: Elman Omic/AA

Sarajevë

Protestuesit u mblodhën sot në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) për të kundërshtuar pjesëmarrjen e klubit izraelit të basketbollit Hapoel IBI në ndeshjen e ardhshme të EuroLeague kundër Dubai Basketball, raporton Anadolu.

Të dy ekipet janë planifikuar të luajnë të enjten në sallën olimpike "Zetra" në Sarajevë. Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Kantonit të Sarajevës, duke kërkuar që ndeshja të anulohet.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrimet "Asnjë mikpritje për shtetet gjenocidale", "Anuloni ndeshjen" dhe "Sarajevë! Cilat janë parimet tuaja?", demonstruesit dënuan vendimin për të pritur ekipin izraelit dhe denoncuan veprimet e Izraelit në Gaza.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë gati 69 mijë palestinezë në Rripin e Gazës dhe ka plagosur më shumë se 170.600 të tjerë sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın